Arrestohet një person në Pejë, vuri në qarkullim para të falsifikuara

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 23, 2021
Arrestohet një person në Pejë, vuri në qarkullim para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet se kishte vënë në qarkullim para të falsifikuara.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsioni nën dyshimin e vënies në qarkullim të parasë së falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika