LAJME

Arrestohet një person i kerkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person i kerkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2024, 17:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 26.04.2024 në Prizren është arrestuar personi me inicialet A.D, 27 vjeçar,  ndaj të cilit Gjykata Themelore kishte lëshuar urdhëresat, ky i fundit u shoqërua në stacionin policor.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njejti është dërguar në vujatje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 viti e 6 muaj e 10 ditë burgim.

Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave të lëshuara nga gjykata, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika