LAJME

Arrestohet një kosovar në Durrës

Arrestohet një kosovar në Durrës
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2021, 17:11

Një shtetas është vënë në pranga të policisë në Durrës. Burimet bëjnë me dije se është vënë në pranga një 49-vjeçar i cili ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta false.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar…”- njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 49 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K.Port – Durrës u kap duke kaluar kufirin me vizë hollandeze e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.14, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore E.M., 68 vjeçe, banuese në Arapaj, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika