Policia e Kosovës njofton se më 29 mars 2026, zyrtarët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave në Stacionin Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktik, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin E.S., 50 vjeçar nga Prizreni.
Arrestohet në Prizren një person i kërkuar me shtatë urdhër-arreste, i dënuar për mashtrim

Sipas policisë, i arrestuari ishte në kërkim dhe ndaj tij ishin aktive shtatë urdhër-arreste. Ai ishte dënuar me një vit e dy muaj e gjysmë burg efektiv, bazuar në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, për veprën penale “Mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, i njëjti fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

