LAJME

Arrestohet Leorand Rexhaj, një muaj pasi policia lëshoj kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Arrestohet Leorand Rexhaj, një muaj pasi policia lëshoj kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2021, 14:36

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë Leorand Rexhaj, i cili ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij ka ndodhur pas një muaji kur Policia e Kosovës lëshoj kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 14.05.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LEORAND (Kadri) REXHAJ, i cili kërkohej për veprat penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje dhe Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika