PRIZRENI ME RAJON

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin me granatë dore tek tregu i kafshëve në Prizren

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin me granatë dore tek tregu i kafshëve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2023, 14:19

Policia në Prizren ka njoftuar se është arrestuar Xhevdet Selimi, i dyshuar për shpërthimin me granatë dore tek tregu i kafshëve në Prizren

Njoftimi i plotë:

KATEGORIA E VEPRËS PENALE

• Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

PËRSHKRIMI:

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, me datën 24.11.2023 bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin ka lëshuar: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika