LAJME

Arrestohet i dyshuari në Malishevë, e ndoqi me veturë dhe ngacmoi një të mitur duke u kthyer nga shkolla

Arrestohet i dyshuari në Malishevë, e ndoqi me veturë dhe ngacmoi një të mitur duke u kthyer nga shkolla
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2021, 12:31

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga policia pasi i njëjti kishte ngacmuar një të mitur në Malishevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e mitura e kishte raportuar të dyshuarin pasi i njëjti sipas saj e kishte ngadalësuar automjetin e tij dhe i kishte kërkuar të shkonte me të, ose do ta merrte ai.

“Malishevë 18.06.2021 ─ 15:40. Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se “Pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika