Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët janë zënë në flagrancë duke ia vjedhur kuletën një të moshuari.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftoj se sot me date 15/11/2023 në orët e paradites në kuadër të masave shtese ,,dita e tregut’’ dy hetues të Stacionit Policor Prizren, në tregun e plaçkave përball Qendrës Sportive ,,Sezai Surroi’’ në Prizren , kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë në kryerje të veprës penale “Vjedhje nga xhepi”, konkretisht pas një punë të mirë operative – hetimore, duke mbikëqyrur dhe vëzhguar arrijnë qe ti kapin ne flagrancë dy të dyshuar të cilët sapo ia kishin vjedhur portofolin një të moshuari.





