Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit.
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Poslisht të Prizrenit

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar stoli e bizhuteri që dyshohen të jenë stoli ari.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 08.04.2026, rreth orës 00:06, është pranuar një informatë për një rast vjedhjeje në progres në fshatin Poslishtë, Prizren. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, patrulla policore ka reaguar dhe në vendngjarje ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar: B.H., N.A., dhe D.P., të gjithë nga Prizreni. Në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren si dhe krim teknika, ku janë sekuestruar disa stoli dhe bizhuteri që besohet të jenë stoli ari”, njofton Policia.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu: Emërimin e anëtarëve të KQZ-së është dashur ta përfundonte Osmani

Ekstradohen dy persona të kërkuar përmes INTERPOL-it, njëri në Kosovë e tjetri në Shqipëri

Nagavci: Do t’i intensifikojmë veprimet për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të Kushtetueses

