Me datë 19.08.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor Prizren, mbi bazën e dyshimeve për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, kanë zbatuar urdhër kontrolli në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e lokaleve të caktuara mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit.
Janë gjetur dëshmi dhe fakte të cilat konfirmojnë dyshimet për veprimtari të kundërligjshme. Materialet e dyshimta janë sekuestruar përkohësisht si prova në procedurë penale.
Janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy prej tyre, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.





