Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Arrestohen katër turqë, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara. Policia ka theksuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

