LAJME

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, dyshohen për shitblerje të narkotikëve

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, dyshohen për shitblerje të narkotikëve
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2026, 07:35

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë të dyshuarit iu gjet momaimë mbi 104 gramë. I dyshuari u dërgua në mbajtje.

“SPK-Vermicë, 19.06.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit më të detajuar të veturës, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 104 gram e 83 mg, një veturë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia. /Betimi për Drejtësi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika