Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, dyshohen për vrasjen e 23 civilëve shqiptarë

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve hetimore, pasi dyshohet se në prill të vitit 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare. Sipas dyshimeve, si pasojë e këtyre veprimeve janë vrarë 23 civilë shqiptarë.![]()
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës

Një personi i zihen dokumente të Serbisë që po i sillte në Kosovë për disa të tjerë

Dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore në Rahovec

