Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, të dyshuar për kanosje dhe përdorim arme. Ngjarja ka ndodhur më 15 mars 2025, në rrugën “Brigada 126”, ku të dyshuarit kanë kanosur dy viktima dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (që dyshohet të jenë me gaz) dhe një granatë dore, e cila është tërhequr nga njësiti i specializuar EOD.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/
Arrestohen dy persona në Prizren për kanosje dhe përdorim të armës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Reagon OVL UÇK: Sulmi ndaj Clark dhe Rubin është politik, jo juridik

DnV prezanton planin për vëzhgimin e zgjedhjeve: Fushata zgjedhore të jetë fer dhe demokratike

Kurti: Xhandarmëria do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së

