Home PRIZRENI ME RAJON Arpagjik’t protestojnë: Mundësia e fundit për kryesinë e Lirisë është janari

Arpagjik’t protestojnë: Mundësia e fundit për kryesinë e Lirisë është janari

0
Arpagjik’t protestojnë: Mundësia e fundit për kryesinë e Lirisë është janari

Sot u zhvillua ndeshja për Kupë të Kosovës mes Lirisë dhe Rilindjes 1974, ku Liria humbi pas penaltive.

E loja u përcjell me një protestë paqësore nga tifo grupi “Arpagjik’t”.

Në pjesën e parë tifozët prizrenas hapën mesazhin “Janari po vjen…”, drejtuar kryesisë së klubit prizrenas, e më pas e ndërprenë ndeshjen duke hudhur pyro në fushë.

E në faqen zyrtare të Arpagjik’ve, tifogrupi ka dalur me një komunikatë drejtuar situatës së fundit në klub.

Shkrimi i plotë:

! JANARI PO VJEN !
!!! BONE MIRË OSE EC !!!

Në Prizrenin tonë të vjetër e gëzojmë një klub me traditë e krenari.
Jo shumë larg Shadërvanit ndodhet Stadiumi jonë “Përparim Thaqi”, ku në këtë tremujorin e parë, pamë një KF Liria që nuk dëshiron ta sheh asnjë qytetar prizrenas.

Hyrjen e Lirisë në Superligë ia besuam presidentit Kiqe, ndërkohë gjysëmsezona po përfundon me një performancë që e zhgënjej gjithë qytetin.

Premtimet që na u dhanë nuk na bëjnë të shqetësohemi për rënie nga liga dhe nuk besojmë se do të dalim edhe të gënjyer.

Klubi i Qytetit ka mbrapa gjithë Prizrenin, ku në zemrën e shumë qytetarëve gjen dashuri ndaj emblemës së KF LIRIA.

Performancat e dobëta, jo serioziteti, humbjet turpëruese, vetëm sa po e shtojnë mllefin e Arpagjikve dhe futbolldashësve prizrenas.

Ndeshjet e fundit kanë filluar edhe të na tërbojnë dhe askush nuk ka dëshirë të shoh ekipen në këtë gjendje amatore.

SOT, gjatë ndeshjes LIRIA – Rilindja hapëm mesazhin “JANARI PO VJEN” drejtuar kryesisë së klubit.

Premtimet e dhëna për transferet e Janarit po i presim dhe shpresojmë, që premtimet mos ti merr era, prandaj është koha që kryesia e klubit të analizoj me seriozitet situatën e rënduar të klubit.

KF LIRIA po i mbush NJË SHEKULL ekzistencë e gjatë gjithë kësaj kohe breza të ndryshëm djersitnin fanellën me aq krenari për ngjyrat bardh e zi, është derdhur edhe gjak për te gëzuar ekzistencën e këtij klubi edhe sot.
ARPAGJIK’T e trashëguan këtë histori me krenari dhe kështu do vazhdoj përgjithmonë.

“KF LIRIA PËR DISA MUND TË JETË JO SHUMË ME RËNDËSI, POR PËR DJEMT E LIDHJES ËSHTË E SHENJTË”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here