LAJME

Arkitektja prizrenase, Nora Arapi-Krasniqi, emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Arkitektja prizrenase, Nora Arapi-Krasniqi, emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2026, 10:39

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor.

Gjatë mandatit të kaluar, Arapi-Krasniqi ka shërbyer si këshilltare e lartë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri Kurti e uroi Arapi-Krasniqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika