LAJME

Arifi: 2 milionë eurot për Preshevën s’u transferuan nga Qeveria e Kosovës

Arifi: 2 milionë eurot për Preshevën s’u transferuan nga Qeveria e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2022, 18:55

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur në lidhje me 2 milionë eurot që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për Preshevën.

Ai, në një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova, u shpreh se këto mjete ende nuk janë transferuar.

“Kisha dashur ta di edhe unë se ku është problemi që ne në muajin e shtatë ende nuk i kemi të transferuara mjetet e parapara me buxhetin e Kosovës për Luginën e Preshevës”.

Tutje, ai u shpreh se është i befasuar që ende nuk ka ndodhur transferimi i këtyre mjeteve.

“Ne kemi qenë shumë falënderues për ndihmën që Qeveria e Kosovës e ka paraparë për vitin 2022 dhe që i ka ndarë mjetet nga buxheti i tyre, por ende nuk janë transferuar. Unë jam i befasuar nga kjo gjë”, u shpreh tutje i pari i Preshevës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika