LAJME

Ariana Musliu kritikon Gërvallën: E dhimbshme të urosh ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Ariana Musliu kritikon Gërvallën: E dhimbshme të urosh ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2022, 11:25

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në postimin e saj për Ditën e çlirimit, ku përmendi NATO-n e KFOR-in, por jo edhe UÇK-në.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

Postimi i saj:

Nën petkun e zëvendeskryeministres dhe ministres së jashtme të 🇽🇰 është e dhimbshme dhe e çuditshme të urosh popullin shqiptar për ditën e çlirimit pa falënderuar gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e pa e çmuar jetën e saktificën e atyre pjestarëve që janë gjallë e liderëve të UÇK-së në luftë e paqe që sot padrejtësisht janë në Hagë.

Është fatkeqësi që me qendrim të tillë të qeverisë presim mbrojtjen e drejtë të luftës së UÇK-së, denimin e Serbisë për gjenocidin në Kosovë, e trajtimin me dinjitet të veteranëve!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika