Gjatë ditës së djeshme u mbajt meetingu i organizuar nga Klubi “Enduro Pashtriku” dhe Drejtoria e Sportit në Prizren, ku u zhvillua edhe gara “Shtegu i Lirisë”, në nderim të dëshmorit Luan Haradinaj.
Në këtë aktivitet sportiv mori pjesë edhe garuesi i “Theranda Motocross”, Arbenit Beqiraj, i cili arriti të zërë vendin e parë në garë.
Pas fitores, Beqiraj falënderoi organizatorët për mikpritjen dhe organizimin e eventit, ndërsa shprehu respekt dhe mirënjohje për dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Beqiraj ka falenderuar mbështetësit të shumtë, përfshirë “TONI Therandë Shpk”, “Qendra Tregtare Planet”, “Auto Servis Luani”, “Kastrati Center Suharekë”, “Metal Punues LINDI”, “Security Home” dhe “AS Neko”.