Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj.
Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë

Dëmtohet infrastruktura nëntokësore energjetike e KEDS në Prizren nga një kompani ndërtimi, konsumatorët mbesin pa furnizim me energji

Lëndohet një ushtar, FSK-ja jep sqarime rreth incidentit

