Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë kontrolleve në markete të mëdha në rajonet e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Lipjanit dhe Shtimes, ka njoftuar se ka evidentuar edhe shtatë produkte me mospërputhje, të përcaktuara në raportet e AUVI-it.
Sipas Inspektoratit, bëhet fjalë për produktet:
Holla Barista 3.8%, 1 litër;
Crem për pite Bylmeti;
Holla Cooking Crem, 1 litër;
Qumësht My Cow 3.2%, 1 litër;
Mazë tradicionale Drena;
Mazë tradicionale Milket;
Krem për pite Bianco, 700 gramë.
IQMT njofton se, bazuar në raportet zyrtare të AUV-së nga data 27 korrik 2026, deri më 10 gusht 2026, gjatë ditës së sotme janë tërhequr nga tregu gjithsej 5,278 njësi të këtyre produkteve.