Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja.
Osmani: Të zgjidhet një president që e mbron Kushtetutën dhe vendin

“T’i japim vendit President të Republikës që e mbron Kushtetutën dhe vendin”, ka shkruar Osmani në Facebook. “Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”.
Osmani ishte kandidate e Lidhjes Demokratike për presidente dhe ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

KRU “Hidroregjioni Jugor” apelon për kursim të ujit në Dragash

Arreston në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

