Shefi i grupit të Kuvendit të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Isa Mustafa nuk ka qenë personi që e ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Bruksel. Ai tutje thotë se Kryeministri Albin Kurti po rrezikon shtetësinë e Kosovës me veprimet e tij të nxituara.
Duke folur në emisionin Pressing në T7, Gashi mbrojti qëndrimin e partisë së tij, e cila në një komunikatë disa ditë më parë tha se frikësohet që Kurti mund të themelojë Asociacionin. Ai tha se nënshkrimin për themelimin e Asociacionit e kishte dhënë ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Vendimi për Asociacion është marrë më 2013 me nënshkrimin e Thacit dhe Ducic. Në marrëveshjen e Isa Mustafës dhe Vucic, që nuk e di se në cilën pozitë ka qenë atë kohë, ka qenë për parimet. Pastaj ia lanë Mustafës që e ka nënshkruar. Pastaj vendosi Kushtetuesja kundër”, tha ai.





