Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin kishte pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të paditurës ZRrE , raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës – kundërpropozueses ZRrE, e datës 26.04.2022, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative i datës 08.04.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.





