LAJME

Apel për punëtorët shëndetësor të QKMF- Prizren nga drejtori i saj, Xhevat Elezkurtaj

Apel për punëtorët shëndetësor të QKMF- Prizren nga drejtori i saj, Xhevat Elezkurtaj
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2022, 13:27

Drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se, për shkak të numrit të madh të pacientëve me sëmundje sezonale dhe trefishimit të rasteve me Covid-19 kërkojmë nga personeli shëndetësor që t’i zbatojnë të gjitha masat rigoroze kundër pandemisë.

“Është shqetësues infektimi i madh i punëtorëve shëndetësor me virusin korona.Vetëm sot i kemi 10 raste pozitive të mjekëve dhe infermierëve , andaj nëse shkohet me këtë trend, ka mundësi që të kemi rrezik për kolaps të sistemit shëndetësor.

Apeloj tek organet vendimmarrëse që të gjejnë alternativa për këtë mungesë enorme të personelit shëndetësor.

Ne do t’ia dalim nëse dimë dhe kemi mbështetje.”, ka shkruar./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika