PRIZRENI ME RAJON

Apel për ndihmë urgjente për Ilaz Vocin, nga Tërrnja e Suharekës

Apel për ndihmë urgjente për Ilaz Vocin, nga Tërrnja e Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2020, 16:28

Ilaz Voci nga fshati Tërrnje i komunës së Suahrekës, pas një aksidenti në punë ka pësuar lëndime në gjurin e djathtë, duke këputur një nervë dhe dy ligamente si dhe ka të krisur meniskusin.

Një operim të nervit të lënduar ai e ka kryer me sukses, ndërsa tani nevojitet operimi i dytë ku kërkohet intervenim urgjent.

Mirëpo, operimi dhe trajtimi kushtojnë mbi 5000 euro.

Kjo vlerë është e papërballueshme për familjen, prandaj apelohet për mbështetje financiare nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

Të gjithë ata që asnjëherë nuk iu mungon humanizmi në shpirt, mund të kontaktojnë familjen Voci në këtë numër të telefonit: 049/ 484-954.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika