LAJME

Anulohen fluturimet e sotme për në Gjermani, shkak greva atje

Anulohen fluturimet e sotme për në Gjermani, shkak greva atje
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2025, 13:47

Qindra fluturime janë anuluar të hënën në Gjermani, pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë të madhe për kërkesa pagash më të larta.

Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.

E lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika