- Reklama -

Anglia rihap stadiumet më 17 maj, rikthehen tifozët

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johoson, shpalosi planin e rihapjes nga kufizimet e pandemisë, falë masave të reja “përfiton” edhe futbolli.
Prej datës 17 maj, stadiumet në Angli mund të mirëpresin sërish mbështetësit në shkallët e tyre. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga kreu i qeverisë që përmes hapave të radhës që Mbretëria e Bashkuar ka marrë për daljen nga izolimi do të bëhet i mundur rikthimi i publikut në stadiume, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.

Kapaciteti që do të kenë impiantet është i njëjtë me atë të rikthimit të parë të tifozëve, në vjeshtën e vitit që lamë pas, rreth 25% ose ndryshe, mesatarisht deri në 10 mijë spektatorë në një ndeshje. Numri ekzakt i tyre ndryshon në varësi të madhësisë që ka secili stadium.

- Reklama -

Megjithatë, përtej lajmit të mirë mbështetësit që do të kenë fatin të gjejnë një vend mes shkallëve, do të ndjekin vetëm një ndeshje të këtij sezoni pasi data e rikthimit përkon me javën e fundit të kampionatit.

Aksesi në stadium ndërkohë mund të vijë prej 15 majit në finalen e FA Cup. Kthimi i tifozëve në futboll pritet t’i hapë rrugën të njëjtës procedurë edhe me eventet e tjera sportive, si Wimbledon në tenis apo Çmimit të madh të Silverstone në Formula 1.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

Zbulohet data se kur do të ngjitet në ring nipi i Luan Krasniqit

Boksieri Ardian Krasnqi është gati që të arrij majën...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort