- Reklama -

Turqia rrethohet nga dhjetëra avionë amerikanë, francezë, egjiptianë dhe grekë

Do të jenë dhjetë ditë zjarri këto për Egjeun duke filluar nga sot dhe në vijim.Dhjetra anije dhe avionë, dronë të armatosur apo thjesht për vëzhgim, një aeroplnambajtëse si edhe mijëra ushtarë do të gjenden gjatë ditëve në vijim në një zonë të ngushtë si Egjeu duke krijuar një klimë lufte në zonë.

Turqia iu përgjigj manovrave ushtarake mes grekëve dhe amerikanëve në Aleksandropulos duke dërguar në Egje plot 28 anije ushtarake, 27 avionë F-16, disa avionë F-4 si edhe një numër të madh ushtarësh që do të kryerjnë stërvitjen “Atdheu Blu”.
Ndërkohë, pak milje më sipër, pikërisht në rrethinat e qytetit grek të Alksandropulosit, vetëm 20 kilometra nga kufiri turk, do të pozicionohen 146 helikopterë amerikanë, disa anije, dhjetra tanke grekë si edhe mijëra ushtarë në kuadër të stërvitjes së madhe të “Europe Defender 2021”.
Kjo stërvitje është parë si presion ndaj Turqisë prej amerikanëve pasi kjo e fundit bleu dhe refuzon të mos përdorë raketat ruse S-400.Por nuk ka mbaruar me kaq, përreth Kretës pritet pozicionimi i aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” bashkë me disa anije të tjera, e cila do të kryejë manovra ushtarake me marinën greke.
Këtyre manovrave do t’i bashkohet edhe marina egjiptiane pak më në jug duke formuar kështu një mur të NATO-s bashkë me Egjiptin përballë Turqisë, e cila sëfundmi është kthyer në një aleat të pabesueshëm për Perëndimin pas raporteve të ngushta me Rusinë.E gjithë situata e krijuar është duke u raportuar me tituj bombastikë në mediat turke. “Për çfarë është kjo përgatitje”, shkruan media pro qeveritare turke “Yeni Safak” duke publikuar pamje nga stërvitja greko-amerikane në Aleksandropulos, ndërkohë që “Hurriyet” shkruan: Amerikanët zbarkojnë në Aleksandropulos.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Fshati polak ku të gjithë 6000 banorët jetojnë në të njëjtën rrugë

Në zemër të Polonisë, pak kilometra larg Krakovës, ekziston...

Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë

Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia...

‘Coca-Cola’ tërheq një sasi të pijeve nga tregu në 6 shtete evropiane

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende...

Dhjetë persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Turqi

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 32 kanë pësuar...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort