Një mutacon tjetër i Covid është zbuluar ditën e sotme në Angli. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se të gjithë njerëzit janë urdhëruar që të qëndrojnë të mbyllur. Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock në një deklaratë për shtyp ka thënë se miliona familje janë urdhëruar që të qëndrojnë mbyllur në Jug-Lindje të Londrës.
Angli: Urdhërohet mbyllja totale e popullsisë, pas shfaqjes së Mutacionit të dytë të COVID

Anglia zyrtarisht ditën e sotme janë futur në një mbyllje të plotë në 48 orë. Mutacioni i ri i Covid është zbuluar nga disa ekspertë të Sage. Ekspertët thonë se mutacioni i dytë i Covid për përhapet me shpejtësi të Londrës dhe në të gjithë Anglinë Lindore.
Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Danimarka dhe Italia, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Të dielën mot me diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

Të martën protestohet para ndërtesës së OKB’së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor

