Me datën 16 dhe 17 nëntor, klubi i notit “Prizreni”, ka marrë pjesë në dy gara në kuadër interesante të këtij sporti në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Në garën e parë të njohur me emrin ” Sarajevo Aquatics 2024″ dhe në të dytën në “ Finswimming”.
Kjo ngjarje ishte një përvojë e re për notarët nga Prizreni dhe Kosova, pasi për herë të parë ishin pjesëmarrës të këtyre garave, ndërsa notarët prizrenas ia dolen të rrëmbejnë tetë medalje, duke qenë ndër klubet më të suksesshme.







