LAJME

Andin Hoti i shkruan letër Vuçiqit për hapjen e arkivave, deri tash pa përgjigje

Andin Hoti i shkruan letër Vuçiqit për hapjen e arkivave, deri tash pa përgjigje
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2023, 15:10

Kryetari i Komisionit Parlamentar për të Zhdukurit, Andin Hoti, i ka shkruar letër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për hapjen e arkivave.

Kjo është bërë në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 2 maj midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se kërkesa është që të hapet dokumentacioni i klasifikuar i brigadës së motorizuar “37”, që është përgjegjëse për një mori masakrash në Kosovë.

Deri më tani, Hoti nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Vuçiq, nëse do të bëhet hapja e arkivave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika