Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, është pritur në një takim pune nga Shefi i Misionit të SHBA-ve në NATO, Scott M. Oudkirk.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një mik i veçantë i vendit tonë, mbështetës dhe promotor i lirisë, demokracisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Forcat e SHBA-ve, të vendosura në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s, KFOR-it, tani për gati tri dekada, janë garantues dhe mbështetës të fuqishëm të këtyre proceseve dhe do të vazhdojnë të jenë një faktor kyç në të ardhmen”, ka shkruar ambasadori.





