LAJME

Ambasadori gjerman ofron bashkëpunim për sistemin prokurorial të Kosovës

Ambasadori gjerman ofron bashkëpunim për sistemin prokurorial të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2022, 15:43

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është pritur në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin ka biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me angazhimet dhe tejkalimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, realizimi i planeve të punës dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.

Sipas njoftimit, kryesuesi i KPK Maloku ka falënderuar ambasadorin Rohde për kontributin e madh të organizatave gjermane, përfshirë IRZ-në dhe GIZ-in, për implementimin e projekteve në fushën e komunikimit publik, të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në ZMNV, Projektit të BE-së, EUKOJUST dhe hartimin e akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.

Gjatë takimit ambasadori gjerman Rohde ka theksuar gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetet dhe transparencës se sistemit prokurorial. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika