Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joachim Röhde, e ka pritur me pozitivitet miratimin e raportit të vitit 2022, të Komisionit Evropian për Kosovën.
“Përkrahje të plotë gjermane për ambiciet evropiane të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Tëitter pasi e ka shpërndarë postimin e raportueses për Kosovën në PE, Viola Von Crammonit.
“Siç është nënvizuar sërish nga kancelari Scholz në fjalimin e tij para parlamentit evropian. Të gjitha shtetet duhet të bëhen pjesë e familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Röhdeja në Twitter.





