Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka përkujtuar të premten 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada riafirmon angazhimin e tyre të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.
“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet” – kanë shkruar në rrjetin social në Facebook.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.