Home LAJME Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari

Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari

0
Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Kjo kërkesë ka ardhur në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Në postimin e ambasadës, thuhet se është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për këtë rast dhe se përgjegjësit për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ende nuk ka drejtësi për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit.
Është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi. Ata që janë përgjegjës për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbahen përgjegjës
”, thuhet në postimin e ambasadës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here