LAJME

Ambasada amerikane donacion për Policinë e Kosovës

Ambasada amerikane donacion për Policinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shtator 2021, 18:47

Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS. Pranim- dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe z. Shaën Waddoups Drejtor i INL.

Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike.

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika