Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022.
Aliu, ka shtuar se kjo shifër në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021, tregon një rritje prej 83%.
Ai po ashtu ka thënë se, nëse krahasohet vetëm muajt qershor të vitit 2022 dhe atij të vitit 2021, tregohet një rritje prej 48%.
Postimi i plotë:
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Adem Jashari, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit Qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2021.
Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%.