Asambleistja nga Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dafina Alushani, ka thënë se veprimet që ndodhën këtë të enjte në seancë nuk ishin të logjikshme.
Kuvendarët e opozitës nuk kanë votuar sot asnjë pikë të rendit të ditës të Kuvendit Komunal, përfshirë edhe atë “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit”, për të cilën kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se është kundër punësimit të rinisë dhe zhvillimit të komunës, njofton Klan Kosova.
Të njëjtën e tha edhe Alushani se Parku i Biznesit është interes i qytetarëve dhe bizneseve, prandaj në pika të tilla s’duhet të ketë ndasi partiake.





