Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në mesin e deputetëve të pranishëm është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.
Sikurse mbrëmë edhe sot, Reshitaj përkundër vendimit të partisë që të mos jenë të pranishëm në sallë për t’ia bërë kuorumin kandidates për presidente, Vjosa Osmani është aty.
Madje Albena Reshitaj para pak minutave ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.
Pak më parë është raportuar se Reshitaj madje tashmë është përjashtuar nga partia.