LAJME

Alarmi dhe forcat e shtuara të Policisë, BQK-ja del me sqarim

Alarmi dhe forcat e shtuara të Policisë, BQK-ja del me sqarim
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2022, 12:00

Një alarm është ndezur në orët e hershme të mëngjesit në Bankën Qendrore të Kosovës.

Front Online mbrëmë ka raportuar lidhur me këtë rast, ku kanë mësuar se pjesëtarë të shumtë të policisë kanë shkuar menjëherë pas ndezjes së alarmit në ndërtesën e BQK-së për të patrulluar hapësirat e brendshme të objektit.

Sipas BQK’së, arsye për këtë ka qenë një problem i vogël teknik.

Pas ndezjes së alarmit, janë shtuar edhe forcat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit. Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në sqarimin e BQK’së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika