Home LAJME Alarm për lirinë e mediave në vend: Kosova renditet e 99-ta në botë, lë shumë për të dëshiruar edhe në krahasim me rajonin

Alarm për lirinë e mediave në vend: Kosova renditet e 99-ta në botë, lë shumë për të dëshiruar edhe në krahasim me rajonin

0
Alarm për lirinë e mediave në vend: Kosova renditet e 99-ta në botë, lë shumë për të dëshiruar edhe në krahasim me rajonin

Përditësimi i fundit i “Reporterëve pa Kufij”, nxjerr Kosovën relativisht dobët sa i përket renditjes për lirinë e medias.

Shtetet si: Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka, e kryesojnë listen.

Në këtë listë, shumë për të dëshiruar lë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ky rajon mbetet pjesë e prekshme nga këto ndërhyrje, sidomos vendet si: Bosnja, Serbia dhe Kosova që renditen goxha dobët.

Kosova në renditje zë vendin e 99, ku më keq janë vetëm vendet si: Gjeorgjia, Turqia, Bjellorusia dhe Rusia, që janë krejt në fund të renditjes.

Hiç më mirë situate nuk është nëse e shohim në rrafshi global, perspektiva është edhe më alarmante.

Për herë të parë që nga fillimi i indeksit në vitin 2002, rezultati mesatar global i lirisë së shtypit ra nën 55, me mbi gjysmën e vendeve të klasifikuara si me kushte “të vështira” ose “shumë serioze” për gazetarinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here