Gjykata e Prizrenit e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë të pandehurin D.Q., i cili po akuzohet për dhunë në familje.Sipas njoftimit të Gjykatës, D.Q., nga muaji dhjetor i vitit 2019 e deri në shtator të vitit 2021, në Prizren, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale bashkëshortes së tij.
Tutje në njoftim thuhet se kur e dëmtuara shkëput lidhjen bashkëshortore për shkak të dhunës së ushtruar, i akuzuari vazhdon keqtrajtimin psikologjik duke e thirrur vazhdimisht përmes telefonit, e më pas në pamundësi të flasë përmes telefonit i akuzuari vazhdon duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese.





