Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se gjatë ditës së sotme, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të ekzekutivit, ka mirëpritur në një takim, zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përfaqësuesit e “Sëiss Contact”, Argjentina Grazhdani dhe Fisnik Reçica. 🤛
Aktualizohet projekti i ashensorëve për në Kalanë e Prizrenit

Me këtë rast, u bisedua për jetësimin e projektit të ndërtimit të strukturës dhe ashensorëve për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit” që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe vendës që do ta sodisin qytetin nga një dimension krejtësisht tjetër dhe do ta përjetojnë bukurinë që sjell ngjitja në Kalanë e qytetit, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Drejtori Kadriaj: Nesër nis dezinsektimi në Landovicë, pas kërkesës së banorëve

Sylejman Baxhaku njofton dorëheqjen nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, kritikon ndërhyrjet politike

Parandalohen garat ilegale të shpejtësisë në Prizren, ngasësit gjobiten me nga 400 euro

