- Reklama -

Aktivistët romë arrijnë dakordimin me Komunën e Prizrenit për Akademinë Solemne të 8 Prillit

Aktivistët e komunitetit rom në Prizren kanë siguruar mbështetjen e Komunës për organizimin e një Akademie Solemne me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Ky dakordim është arritur pas një takimi mes përfaqësuesve të shoqërisë civile rome dhe kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetarit, Kujtim Gashi.

- Reklama -

Sipas njoftimit, në takim kanë marrë pjesë aktivistët Osman Osmani (Nevo Koncepti), Fatmir Menekshe (Durmish Aslano), Hysni Qylangji (Romani Baxt), Urma Menekshe (mësuese e Gjuhës Rome dhe krijuese e Bibliotekës Rome), Shyrete Hoxhaj (anëtare e Komitetit për Komunitete në Komunën e Prizrenit) dhe Islam Elshani nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet komunale që kjo ditë e rëndësishme për komunitetin rom të shënohet në një mënyrë dinjitoze.

“Pas një diskutimi konstruktiv, kryetari Totaj e aprovoi kërkesën, duke konfirmuar përkushtimin e Komunës së Prizrenit për respektimin dhe promovimin e kulturës, historisë dhe të drejtave të komunitetit rom”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Nisma për këtë aktivitet është hartuar nga Fatmir Menekshe, promotor i kulturës rome në Prizren, dhe Shyrete Hoxhaj, anëtare e Komitetit për Komunitete.

“Ngjarja do të përfshijë aktivitete kulturore, fjalime inspiruese dhe pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe njohjes së kontributit të komunitetit rom në shoqëri”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Romëve, shënohet çdo vit më 8 Prill,  dhe shërben si moment për të reflektuar mbi historinë, kulturën dhe kontributin e këtij komuniteti. /Telegrafi/

Aktivistët romë arrijnë dakordimin me Komunën e Prizrenit për Akademinë Solemne të 8 Prillit

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort