Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Th., B.M., dhe L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta në Prizren, duke ditur se paraja është e falsifikuar, me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë, pranon 284 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ku gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim dhe atë 284 nga 2 euro, gjithsej 568 euro të falsifikuara.
Ndërsa, i akuzuari i dytë B.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 63 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 63 nga 2 euro, gjithsej 126 euro të falsifikuara.





