Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shpërndarje dhe shitje të drogës

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nënparag. 1.9 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
“Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria njoftoi gjithashtu se gjatë një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:
– Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,
– Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,
– Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,
– Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,
– Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,
– Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,
– Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,
– Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,
– Një (1) rrole me foli alumini,
– Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,
– Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar

