- Reklama -

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth rastit të vrasjes së Bedri Rexhepit, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur më 9 prill të vitit të kaluar.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti, në një konferencë për media ka thënë se dje gjatë ditës ka informuar familjarët se është konfirmuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit.

- Reklama -

“Në bazë të të gjeturave antropologjike mjekoligjore, ku bën pjesë përcaktimi i profilit biologjik, krahasimit të gjetjeve otologjike, si dhe provave të tjera, është identifikuar identiteti i viktimës”.

Ai po ashtu bëri me dije se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Dëmtimi i varreve ose kufomave”.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ulët. Sipas hetimit tonë, i cili ka zgjatur rreth 18 muaj, rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material për shumën 30 mijë euro. Të akuzuarit kanë besuar që Bedri Rexhepi i posedon për të cilin më pas kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutuar”, tha prokurori Hamiti. /KK

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort