OJQ “ Ec Ma Ndryshe”, përmes një njoftimi në faqen e saj, bën të ditur se në fundjavë është organizuar një aksion për pastrimin e shtigjeve të ecjes në shtigjet drejt Kalasë së Prizrenit dhe në afërsi të shtarit të Lumbardhit.
“Në bashkëpunim me të angazhuarit dhe vullnetarët e Këndit Amerikan në Prizren gjatë fundjavës është organizuar aksion pastrimi në shtigjet e ecjes drejt Kalasë së Prizrenit dhe në afërsi të shtratit të Lumbardhit.
Ky aksion shërben për ndërgjegjësim, me qëllim që hapësirat publike të mbahen të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut. Duke qenë se këto hapësira janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe qytetarët është e nevojshme krijimi i një mjedisi të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit.









